12.04.2022. » 10:09 | ACDC


Ligjëratë publike në Zvecan për punën e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë



Më 8 prill, OJQ ACDC mbajti një ligjëratë publike njëditore mbi rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë.

ligjerate-publike-ne-zvecan-per-punen-e-institucionit-te-avokatit-te-popullit-ne-kosove
FOTO: ACDC

Më 8 prill, OJQ ACDC mbajti një ligjëratë publike njëditore mbi rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë.  Më shumë se 30 pjesëmarrës, kryesisht studentë dhe të rinj nga komuna e Zveçanit morën pjesë në ligjëratën publike, e dyta në serinë e ligjëratave publike që synon promovimin e Institucionit të Ombudspersonit të Kosovës. 

Ligjërata përfshiu rolin, obligimet dhe përgjegjësitë e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës. Për më tepër, pjesëmarrësve i’u shpërndanë broshura informative dhe fletushka që ofrojnë informata për punën dhe detajet e kontakteve të zyrave relevante lokale në rajonin e Mitrovicës. Broshurat janë publikuar në faqen zyrtare të OJQ ACDC në gjuhën serbe dhe gjuhën shqipe.

Qëllimi i ligjëratës publike ishte rritja e dukshmërisë së Institucionit të Avokatit të Popullit në veri të Kosovës. Ligjërata publike është pjesë e fushatës publike të organizuar në kuadër të projektit "Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës", të financuar nga UNMIK-u.