25.10.2025. » 00:07 | ACDC


Trajnim për njohjen dhe reagimin ndaj ngacmimeve seksuale dhe dhunës me bazë gjinore u mbajt në Mitrovicën e Veriut



Më 24 tetor, në hapësirat e OJQ ACDC në Mitrovicën e Veriut, u mbajt trajnim mbi njohjen dhe reagimin ndaj ngacmimeve seksuale dhe dhunës me bazë gjinore, i dedikuar për përfaqësuesit e gjykatës, prokurorisë, policisë, Inspektoratit të Policisë dhe sektorit civil.

trajnim-per-njohjen-dhe-reagimin-ndaj-ngacmimeve-seksuale-dhe-dhunes-me-baze-gjinore-u-mbajt-ne-mitrovicen-e-veriut
FOTO: ACDC

Trajnimin e udhëhoqi Habit Hajredini, drejtor i Agjencisë për Qeverisje të Mirë, i cili diskutoi me pjesëmarrësit për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorëve në mbështetje të viktimave.

Pjesëmarrësve iu drejtua edhe Nathalie Niedoba, zëvendësshefe e misionit të Ambasadës së Kanadasë, e cila theksoi se parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës seksuale dhe me bazë gjinore kërkon ndryshime thelbësore të normave shoqërore dhe marrëdhënieve të pushtetit. Ajo nënvizoi se dhuna nuk është e pashmangshme, por pasojë e pabarazisë, dhe se investimet në parandalim dhe barazi janë çelësi për ndryshime të qëndrueshme.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit „Të thyejmë heshtjen: Lufta kundër ngacmimeve seksuale dhe dhunës me bazë gjinore në veri të Kosovës“, i cili zbatohet nga OJQ ACDC me mbështetjen e Fondit Kanadez për Nisma Lokale (CFLI).
Qëllimi i projektit është rritja e vetëdijes së qytetarëve, veçanërisht të grave dhe vajzave, për format e ngacmimeve seksuale dhe mekanizmat e mbrojtjes, si dhe forcimi i besimit në institucione përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit të përmirësuar ndërmjet aktorëve relevantë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.