Gjatë kampit, të rinjtë morën pjesë në aktivitetet krijuese dhe bashkëpunuese, duke hulumtuar mënyrat se si gjuha dhe kultura mund të afrojë njerëzit. Ata ndanë histori, tradita dhe përvoja nga komunitetet e tyre, duke nxitur dialog, mirëkuptim dhe ndjenjë të lidhjes. Nëpërmjet një sërë detyrash krijuese, lojërave interaktive dhe projekteve të përbashkëta, pjesëmarrësit krijuan postera dygjuhësorë dhe punime artistike që simbolizojnë vlerat e përbashkëta dhe mesazhet e solidaritetit.
Kampi tregoi se gjuha dhe kultura përfaqësojnë mjete thelbësore për ndërtimin e një shoqërie më të lidhur dhe më tolerante, në të cilën të rinjtë zhvillojnë aftësinë për të kuptuar dhe vlerësuar perspektivat e të tjerëve, për të ndërtuar besim dhe për t’u bërë nxitës të ndryshimeve pozitive në komunitetet e tyre.
Ky program është pjesë e projektit "Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave dhe shoqërive gjithëpërfshirëse (YESS)", i cili financohet nga Fondi i OKB-së për Ndërtimin e Paqes i Sekretarit të Përgjithshëm dhe zbatohet nga UNICEF dhe IOM Kosovo.
