07.04.2022. » 09:29 | ACDC


Vazhdimi i kontratës është nënshkruar me 10 përkthyes dhe 5 bashkëpunëtorë juridikë



Më 6 prill, në prani të zëvendës-kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, drejtori ekzekutiv i OJQ ACDC Dushan Radakoviq nënshkroi vazhdimin e kontratës me dhjetë përkthyes dhe pesë bashkëpunëtorë juridikë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për periudhën tre mujore.

vazhdimi-i-kontrates-eshte-nenshkruar-me-10-perkthyes-dhe-5-bashkepunetore-juridike
FOTO: ACDC

Më 6 prill, në prani të zëvendës-kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, drejtori ekzekutiv i OJQ ACDC Dushan Radakoviq nënshkroi vazhdimin e kontratës me dhjetë përkthyes dhe pesë bashkëpunëtorë juridikë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për periudhën tre mujore.

Përkthyesit dhe bashkëpunëtorët juridikë do të vazhdojnë të ndihmojnë gjyqtarët në pastrimin e lëndëve të mbetura. Përfaqësuesit e gjykatës falënderuan UNMIK-un për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të angazhimit të përkthyesve për të siguruar dygjuhësi në punën e gjykatës.

Përkthyesit dhe bashkëpunëtorët juridikë janë të angazhuar përmes OJQ ACDC në projektin e financuar nga UNMIK-u “Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës”.