Një fushë tjetër kryesore e punës së organizatës sonë, që nga themelimi ynë, ka qenë fusha e Antikorrupsionit dhe Transparencës. Përmes një numri të projekteve, organizata kontribuoi në nxitjen e qeverisjes së mirë në nivelin lokal në veri të Kosovës, në veçanti përmes një transparence të shtuar të vetëqeverisjeve lokale. Ndërhyrjet e tjera përfshinin trajnimin e OShC-ve nga veriu i Kosovës për të monitoruar dhe raportuar mbi transparencën e qeverisjes lokale dhe anti-korrupsionin; ndërsa prej arritjeve më të mëdha në këtë çështje ishte themelimi i Forumit të Transparencës së Shoqërisë Civile, me tetë (8) OSHC nga veriu i Kosovës. Organizata gjithashtu trajnon përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe OSHC-të për qeverisjen transparente; kishte zhvilluar një Raport mbi Reformën Komunale dhe Indeksin e Transparencës / Korrupsionit, dhe ishte OShC-ja e parë në veri të Kosovës që zhvilloi Planin Lokal të Veprimit për Qeverisjen Transparente, i cili u është ndarë asambleve komunale të të katër vetëqeverisjeve në veri të Kosovës.
OJQ ACDC gjithashtu punon vazhdimisht në fushatat publike dhe aktivitetet e dukshmërisë, fushatat publike dhe mediatike për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë e publikut mbi qeverisjen transparente në nivelin lokal. Vlenë të theksohet se, këto nuk do të ishin të mundshme pa bashkëpunim me Agjencinë Antikorrupsion, Institucionin e Ombudspersonit dhe komunat në veri të Kosovës të përcaktuara përmes Memorandumit të Bashkëpunimit.
Arritjet kryesore: