...

Lulzim Hakaj

Aktivist i shoqërisë civile

+38349116254

Një udhëheqës ekipi me përvojë me aftësinë për të inicuar / menaxhuar ekipe ndër-funksionale dhe projekte multi-disiplinore, duke ofruar uljen të kostos. Gjithashtu, aftësi të shkëlqyera të komunikimit personal.

Më shumë se 13 vjet përvojë me organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë.

Gjatë përvojës sime në sektorin e shoqërisë civile, është i pashmangshëm bashkëpunimi me OJQ ACDC. Ishte [dhe ende është] kënaqësi të punoj me një nga organizatat e para joqeveritare të themeluar në Mitrovicën e Veriut.

Mail: lulihakaj@gmail.com

...

Bekim Ismaili

Ndërmjetës

bismaili@cssp-mediation.org

Bekim Ismaili posedon diplomë universitare që në verën e vitit 2009, në Ekonomi në Menaxhim dhe Informatikë. Ai ka një diplomë nga Universiteti IBM - WIFI - Vjenë: Know-How - Menaxhimi i Projektit, Optimizimi i Procesit të Biznesit dhe Menaxhimi i Konflikteve, si dhe u diplomua në Kolegjin e Makinerisë në Mitrovicë / Mitrovica në vitin 1988.

Z. Ismaili ka punuar me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe ishte Shef i Departamentit të Përkthimit për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Ai jeton me familjen e tij në Mitrovicë / Mitrovica, dhe flet rrjedhshëm shqip, anglisht dhe serbisht. Z. Ismaili është një ndërmjetësues i çertifikuar dhe i licencuar, ndërmjetësues ndërkombëtar i rrëmbimit të fëmijëve, ndërmjetësues i së drejtës familjare, ndërmjetësues i korporatave, etj., gjithashtu është ndërmjetësues integrues dhe shef i zyrës koordinuese të CSSP në Prishtinë, Kosovë. 

...

Nemanja Kompirović

Avokat

+381653520520

Nemanja Kompiroviq lindi më 1992 në Mitrovicën e Veriut. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Zubin Potok. Ai përfundoi studimet e tij për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës së Veriut në vitin 2017. 

Ai mori gradën master në vitin 2021 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit, me temën "Burgimit për të Mitur në Republikën e Serbisë". Ai është pjesëmarrës në shumë projekte siç janë aktivitetet për të rinjtë, paqe dhe siguri, Misioni i KB në Kosovë (UNMIK), projekti i arsimit praktik të studentëve të drejtësisë dhe avokatëve të rinj dhe një nga themeluesit e qendrës rinore në Zubin Potok. 

Punoi në Fondin Pio nga 2015 në 2020 si bashkëpunëtor dhe ekspert i pavarur për zgjidhjen e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor. Ai aktualisht është duke u trajnuar në një zyrë juridike për të fituar aftësi praktike dhe njohuri profesionale për dhënien e provimit të jurisprudencës. 

mail: nemanja.kompirovic@gmail.com

...

Biljana Jaredić

Dok. Dr. Psikologji

biljkaja@gmail.com

Dok. Dr. Biljana Jaredic, është profesore-asistente e Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicën Veriore.

Si udhëheqëse e Departamentit të Psikologjisë, ajo ka arritur bashkëpunim me universitete të tjera në të gjithë vendin dhe rajonin, dhe gjithashtu me qendrat kërkimore-shkencore dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ajo është një nga zbatuesit e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, edukatorëve dhe bashkëpunëtorëve profesionist për vitin shkollor 2014-2015 dhe 2015-2016. Ajo është një nga themelueset e qendrës së këshillimit studentor brenda poliklinikës studentore “Poliklinika” të Universitetit të Prishtinës gjatë vitit 2013. Konsulente, eksperte dhe këshilltare e qendrës private të këshillimit "Ekuilibri" në Mitrovicën e Veriut që nga viti 2014.

Pjesëmarrëse në konferenca të shumta shkencore me karakter lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Ajo gjithashtu është nënkryetare e Komitetit Organizativ të Konferencës Shkencore me Pjesëmarrje Ndërkombëtare - Plakja dhe Cilësia e Jetës: Tranzicioni dhe Integrimi Evropian, organizuar nga Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën Veriore, që nga Tetori  i vitit 2014. Znj. Jaredic është autore dhe bashkëautore i mbi 60 punimeve shkencore. Ajo mori doktoratën e saj në Fakultetin e Mjekësisë në Kragujevac, jeton dhe punon në Mitrovicën e Veriut dhe është nënë e pesë fëmijëve.

...

Zoran Gavrilović

Drejtor Ekzekutiv - Birodi Beogradi

zoran.gavrilovic@birodi.rs

Zoran Gavrilovic (1973) sociolog, ekspert në fushën e anti-korrupsionit, integritetit, hulumtimit shoqëror (online) dhe analizës së medias.
Autor i planeve dhe organeve anti-korrupsion në nivelin lokal, rrjetit të zhvillimit të integritetit, integrist.net dhe platformës në internet www.tvojstav.com
Autor dhe bashkëautor i studimeve në fushën e integritetit të profesioneve, medieve, partive politike, procesit zgjedhor dhe shoqërisë civile, si dhe studimeve mbi raportimin e mediave në procesin zgjedhor dhe hulumtimin e opinionit publik.
Ai aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Byrosë për Kërkime Sociale dhe Kryetar i Bordit Drejtues të Qendrës për Studime Evropiane të Aplikuara dhe bashkëpunëtor i Qendrës për Kërkime.