Një nga programet më të rëndësishme në të cilin është e angazhuar organizata ka qenë monitorimi dhe mbështetja e konsolidimit të Sundimit të Ligjit në veri të Kosovës, veçanërisht në drejtim të zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit në fushat e drejtësisë. Që nga fillimi i procesit të integrimit, OJQ ACDC ka qenë e përfshirë në monitorimin dhe raportimin mbi sfidat kryesore në procesin e integrimit, pasuar nga rekomandime konkrete të cilat përfshijnë shqetësimet dhe interesin e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Organizata ka prodhuar një numër raportesh dhe vlerësimesh, të cilat kontribuan në procesin e integrimit.
Në këtë drejtim, OJQ ACDC ka mbështetur gjithashtu Sundimin e Ligjit në veri të Kosovës përmes trajnimit dhe fuqizimit të avokatëve të rinj nga komunitetet jo-shumicë në veri të Kosovës. Në këtë mënyrë, organizata ka lehtësuar integrimin e dhjetëra avokatëve të rinj në praktikën ligjore në Kosovë. OJQ ACDC punoi me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë për të zhvilluar dhe zbatuar programe të trajnimeve të përshtatura, që synojnë pajisjen e avokatëve të rinj me njohuri dhe aftësi praktike për t'i përgatitur ata për Provimin e Jurispodencës dhe përfshirjen në praktikën ligjore në Kosovë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, partneriteti i OJQ ACDC me aktorët ndërkombëtarë në Kosovë, përfshirë UNMIK, GIZ dhe INL, për të mbështetur institucionet e integruara gjyqësore dhe integrimin e avokatëve të rinj në praktikën ligjore. Kjo është arritur përmes punësimit të përkthyesve dhe bashkëpunëtorëve ligjorë për të ndihmuar Gjykatën Themelore të Mitrovicës dhe Divizionin e Apelit në Mitrovicën e Veriut për të zvogëluar numrin e lëndëve të prapambetura në njërën anë; dhe përmes ofrimit të mundësive të praktikës për avokatët e rinj në zyrat ligjore dhe gjykatat në veri të Kosovës.
Arritjet kryesore: