11.05.2025. » 22:10 | ACDC
Lidhur me ngacmimet e grave dhe vajzave në veri të Kosovës dhe reagimin joadekuat të institucioneve
Javët e fundit, ka pasur një rritje të raportimeve të qytetarëve dhe mbulimit mediatik në lidhje me ngacmimet e grave dhe vajzave nga civilët që vijnë nga drejtimi i Mitrovicës Jugore, duke përfshirë incidentet me të mitur. Këto ngjarje ngrenë shqetësime serioze dhe bërejnë më tej ndjenjën e sigurisë personale dhe kolektive në mesin e banorëve në veri të Kosovës.
Shpeshtësia dhe vazhdimësia e incidenteve të tilla tregojnë për një problem të thellë institucional, një dështim apo mosgatishmëri të Policisë së Kosovës për të ofruar mbrojtje për të gjithë qytetarët. Veçanërisht janë alarmante dëshmitë e përpjekjeve për të minimizuar këto incidente, si dhe raportet për frikësimin e dëshmitarëve nga zyrtarët e policisë.
Qytetarët vazhdimisht i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ofrojnë siguri për të gjithë, por këto apele mbeten pa përgjigje. Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar pak ndikim të dukshëm në monitorimin apo disiplinimin e sjelljeve të pahijshme në raste të tilla, ndërsa mekanizmat për mbikëqyrjen civile të policisë mbeten jashtëzakonisht të kufizuara.
Duke pasur parasysh peshën e situatës dhe mungesën e dukshme të reagimit institucional, ne besojmë se është thelbësore që akterët ndërkombëtarë të intensifikojnë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në lidhje me strukturat e sigurisë. Në këtë kontekst, ne veçojmë në mënyrë specifike mandatin e misionit të EULEX-it, i cili ka për detyrë të monitorojë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe operacionet policore.
Prandaj i bëjmë thirrje misionit të EULEX-it, në frymën e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, t'i përgjigjet publikisht pyetjeve të mëposhtme:
Është urgjentisht e nevojshme të rikthehet besimi i publikut në institucionet e sigurisë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes punës së përgjegjshme dhe transparente të të gjitha organeve relevante, përfshirë misionet ndërkombëtare të mandatuara për të mbështetur sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Organizatat nënshkruese:
Qendra për Veprime Sociale Afirmative (CASA)
Iniciativa e Re Sociale (NSI)
Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)
OJQ Aktiv
Lajmet e fundit