05.09.2025. » 13:31 | ACDC


Organizatat e Shoqërisë Civile i Drejtohen Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës



Një grup organizatash të shoqërisë civile i është drejtuar me një letër të përbashkët Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, z. Michael O’Flaherty, duke tërhequr vëmendjen mbi shkeljet serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave të komunitetit serb të Kosovës.

organizatat-e-shoqerise-civile-i-drejtohen-komisionerit-per-te-drejtat-e-njeriut-te-keshillit-te-evropes
FOTO: ACDC

Për: Z. Michael O’Flaherty, Komisioner i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut
Subjekti: Ftesë për një Vizitë në Kosovë

I nderuar Komisioner i Lartë O’Flaherty,

Nënshkruesit, një grup organizatash të shoqërisë civile që fokusohen në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë, dëshirojnë të tërheqin vëmendjen tuaj mbi shkeljet serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, siç janë të garantuara nga Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Pavarësisht garancive formale kushtetuese, të drejtat e komuniteteve, veçanërisht të komunitetit serb të Kosovës, shkelën rregullisht, shpërfillen ose zbatohen në mënyrë selektive, duke krijuar mosbesim të thellë ndaj institucioneve dhe një ndjenjë të përhapur pasigurie mes komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Provat e bazuara tregojnë shkelje të rënda të të drejtave, mirëqenies dhe dinjitetit të komunitetit serb të Kosovës, duke nxjerrë në pah një model të vazhdueshëm të mosrespektimit të standardeve të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

  • Në dy vitet e fundit, ka pasur përpjekje sistematike nga institucionet në Kosovë për të penguar të drejtat e komunitetit serb të Kosovës për të shfaqur simbolet e tyre kombëtare, përfshirë flamurin dhe shenjat e tjera dalluese, duke shkelur Nenin 5 – E drejta për të ruajtur dhe shfaqur simbolet kulturore dhe kombëtare të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

  • Janë dokumentuar raste të anëtarëve të komunitetit serb të Kosovës të cilët janë ndaluar dhe dënuar për shprehjen e opinioneve politike në publik, gjë që përbën shkelje të Nenit 7 – Liria e shprehjes të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, që garanton të drejtën e pakicave për të shprehur lirshëm pikëpamjet e tyre pa ndërhyrje, si dhe të drejtat përkatëse për tubim paqësor dhe shoqërim.

  • Pjesëmarrja politike e pakicave kufizohet më tej, me raportime për veprime të autoriteteve të Kosovës ku partitë politike serbe të Kosovës pengohen në mënyrë aktive nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe strukturat qeverisëse, duke shkelur Nenin 15 – Pjesëmarrja në çështjet publike të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

  • Raportohet për ndryshime në regjistrat zgjedhorë në zonat me shumicë serbe, që kërcënojnë të ndryshojnë përbërjen etnike të komuniteteve joshumicë, gjë që bie ndesh drejtpërdrejt me Nenin 16 – Ndalesa për ndryshimin e balancës së popullsisë për të kufizuar të drejtat e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

  • Shqetësimet e kahershme për realizimin e të drejtave gjuhësore nga komuniteti serb i Kosovës, vitet e fundit kanë marrë përmasa alarmante. Ato reflektohen në dështimet e vazhdueshme për të ofruar përkthim në procedurat zyrtare, përjashtimin sistematik të gjuhës serbe nga administrata publike, dhe lënien qëllimshme të alfabetit serb nga shenjat publike, pavarësisht njohjes së saj në bazë të ligjit të Kosovës, duke përbërë një shkelje të qartë të Nenit 10 të Konventës Kuadër, që garanton të drejtën e pakicave kombëtare për të përdorur gjuhën e tyre.

Këto shembuj përfaqësojnë vetëm një pjesë të shkeljeve që po ndodhin. Nën petkun e sundimit të ligjit, Qeveria e Kosovës ka ndjekur një politikë sistematike të diskriminimit dhe margjinalizimit ndaj komunitetit serb, përmes abuzimit policor, kufizimeve administrative dhe ekonomike, mbylljes së institucioneve dhe shërbimeve serbe, si dhe ndalimit nga Banka Qendrore të dinarit, duke detyruar qytetarët më të pambrojtur të kërkojnë të drejtat bazike në Serbinë qendrore, duke reduktuar jetën e përditshme në mbijetesë, duke përshpejtuar emigrimin, dhe në fund duke rrezikuar ekzistencën e vetë komunitetit si dhe funksionimin e një Kosove multietnike.

Në dritën e këtyre shqetësimeve, ju bëjmë thirrje juve, si Komisioner i Lartë, të ndërmerrni një vizitë në Kosovë, t’u kushtoni vëmendje të ngushtë këtyre çështjeve dhe të siguroheni që ato të dokumentohen në mënyrë sistematike. Angazhimi juaj i drejtpërdrejtë është i domosdoshëm për të këmbëngulur mbi përgjegjësinë institucionale dhe për të avancuar zbatimin efektiv të detyrimeve ligjore vendore dhe ndërkombëtare. Shoqëria civile në Kosovë mbetet e gatshme të angazhohet me ju dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në këto përpjekje.

Nënshkruesit (në rend alfabetik të kundërt):

  • Youth Activity Partesh

  • Women’s Right

  • Women’s Inclusion Center

  • Network for Civic Activism

  • New Social Initiative – NSI

  • Institute for Territorial Economic Development – InTER

  • Institute for Public Research – IJI Graçanicë

  • Human Center Mitrovicë

  • Gračanica Online

  • Forum for Development and Multiethnic Collaboration – FDMC

  • Communication for Social Development – CSD

  • Center for Social Initiatives – CSI

  • Center for Peace and Tolerance Prishtinë – CPT

  • Center for Affirmative Social Action – CASA

  • Avenija

  • Alternativna

  • Aktiv

  • Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC