21.02.2023. » 16:41 | ACDC


Ditën e Gjuhës Amëtare



Në vitin 1999, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s shpalli 21 shkurtin si Ditën e Gjuhës Amëtare, e cila kremtohet çdo vit për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor, shumëgjuhësinë, por edhe për të ngritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjuhës amtare dhe shumëgjuhësisë.

diten-e-gjuhes-ametare
FOTO: ACDC

Në vitin 1999, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s shpalli 21 shkurtin si Ditën e Gjuhës Amëtare, e cila kremtohet çdo vit për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor, shumëgjuhësinë, por edhe për të ngritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjuhës amtare dhe shumëgjuhësisë.

Gjuha është mjeti bazë por edhe më i fuqishëm i komunikimit, mjet që i shërben mirëkuptimit dhe dialogut të ndërsjellë. E drejta e përdorimit të gjuhës amtare është një nga të drejtat themelore të njeriut. Gjuha amtare është pjesë e identitetit kulturor të popullit, pikë njohjeje, diversiteti, por edhe tolerance e mirëkuptimi. Duke afirmuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, ne theksojmë diversitetin gjuhësor. Duke e ushqyer atë, ne ruajmë traditat kulturore të njerëzve, zhvillojmë një kulturë dëgjimi, komunikimi dhe mendimi.