15.03.2021. » 19:50
Integrimi i gjyqësorit në veri të Kosovës është një nga historitë e pakta pozitive që erdhën nga Marrëveshja e Brukselit. Përveç përfitimeve të dukshme për popullatën siç janë siguria ligjore, qasja në institucione, heqja e sistemit paralel, një anë tjetër e mirë e këtij integrimi është hapja e mundësive të reja për të rinjtë që diplomojnë në Fakultetin Juridik në Mitrovicën e Veriut, në gjuhën serbe, për të qëndruar në vendin e tyre të origjinës dhe për të ndërtuar karrierën e tyre.
Integrimi i gjyqësorit në veri të Kosovës është një nga historitë e pakta pozitive që erdhën nga Marrëveshja e Brukselit. Përveç përfitimeve të dukshme për popullatën siç janë siguria ligjore, qasja në institucione, heqja e sistemit paralel, një anë tjetër e mirë e këtij integrimi është hapja e mundësive të reja për të rinjtë që diplomojnë në Fakultetin Juridik në Mitrovicën e Veriut, në gjuhën serbe, për të qëndruar në vendin e tyre të origjinës dhe për të ndërtuar karrierën e tyre.
Kosova aktualisht është duke u përballur me problemin e migrimit të të rinjve që largohen masivisht nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë. Ky problem prek të gjitha komunitetet, por është veçanërisht i ndjeshëm për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë. Komunitetet jo-shumicë në Kosovë janë më të vogla në numër, dhe largimi i çdo të riu, veçanërisht i atyre me arsim të lartë, është një humbje e pariparueshme.
Universiteti i Mitrovicës së Veriut është një vend ku përfaqësuesit e serbëve, boshnjakëve, goranëve, romëve dhe komuniteteve të tjera kanë mundësinë të fitojnë një titull akademik. Për gati dy dekada, Fakulteti Juridik i Universitetit të Mitrovicës së Veriut ka trajnuar dhjetëra avokatë çdo vit për të përfunduar studimet baçelor, master dhe doktoraturë, por fatkeqësisht shumica e këtyre profesionistëve të rinj nuk kanë qenë në gjendje të vazhdojnë karrierën e tyre në Kosovë. Diplomat e tyre nuk u pranuan, dhe mundësitë e punësimit në "sistemin serb" ishin shumë të kufizuara. Avokatët e diplomuar, të etur për përparim të mëtejshëm në karrierë, nuk kishin zgjidhje tjetër përveç se të largoheshin nga Kosova dhe të vazhdonin përparimin e tyre të ardhshëm profesional diku në Serbinë qendrore. Ky largim do të thoshte kryesisht se ata largoheshin përgjithmonë dhe vazhdonin jetën e tyre larg nga vendi i tyre i origjinës.
Me integrimin e gjyqësorit në veri të Kosovës, ky problem i madh është zgjidhur pjesërisht, pasi të diplomuarit për drejtësi tani kanë mundësinë të ushtrojnë profesionin e tyre brenda sistemit ligjor të Kosovës. Ata mund të zgjerojnë njohuritë e tyre përmes praktikave, për të vazhduar karrierën e tyre në sistemin gjyqësor si gjyqtarë ose prokurorë, përmes avokatisë, dhe së shpejti ka shpresë edhe noterë ose përmbarues, pasi në këtë moment nuk është e mundur. E gjithë kjo u vendos jo vetëm përmes integrimit të gjyqësorit, por përmes një procesi më të gjerë që përfshinte verifikimin e diplomave, vendosjen e një sistemi të vërtetë dygjuhësor në gjyqësor, integrimin e strukturave të sigurisë, qasjen më të mirë në institucione, e kështu me radhë.
Prandaj, këta avokatë të rinj duhet të mbështeten, të pajisen me praktikën e duhur në mënyrë që të fitojnë përvojë pune jo vetëm në Kosovë, por edhe t'i njohin ata me punën në rajon dhe t'u ofrojnë atyre një njohuri më të gjerë të së drejtës ndërkombëtare. Është gjithashtu e nevojshme t'u mundësohet atyre të përmirësojnë aftësitë e tyre, të mësojnë një gjuhë tjetër zyrtare, të përmirësojnë njohuritë e tyre kompjuterike dhe të jenë shtylla kurrizore e një sistemi ligjor të ri dhe më të mirë në Kosovë. Kjo do t'u ofron brezave të rinj mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë fushë dhe të bëhet një klasë e mesme, e re, e respektuar që do të na drejtojë dhe inkurajojë të përparojmë. Nga ana tjetër, stafi gjyqësor që është i integruar nga sistemi serb tashmë është në fund të karrierës së tij, dhe rrjedhimisht u mundëson të rinjve nga komunitetet jo-shumicë të qëndrojnë, dhe si rezultat t’a ruajmë pasurinë e multietnicitetit të Kosovës që ka qenë krijuar me sukses.
Aleksandar Rapajic
Aleksandar Rapajic është kryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitetet pranë Zyrës së Presidentit. Ai është një aktivist i shoqërisë civile për shumë vite dhe kryesisht është marrë me pajtimin ndëretnik dhe shtetin e së drejtës. Ai është anëtar aktiv i Koalicionit të Kosovës për Pajtimin. Ndërsa, me profesion është avokat.
Lajmet e fundit