05.05.2021. » 21:07
Kur jemi te leximi, është shumë e rëndësishme të mësojmë se çfarë po lexojmë. Ajo që të servohet apo ajo që kërkon ta lexosh. Mirëpo, ekziston edhe ajo pjesë ku je i ‘detyruar’ të lexosh, mbase për të realizuar punime të ndryshme shkencore gjatë fakultetit (baçelor, master apo PHD).
Kur jemi te leximi, është shumë e rëndësishme të mësojmë se çfarë po lexojmë. Ajo që të servohet apo ajo që kërkon ta lexosh. Mirëpo, ekziston edhe ajo pjesë ku je i ‘detyruar’ të lexosh, mbase për të realizuar punime të ndryshme shkencore gjatë fakultetit (baçelor, master apo PHD).
Që të gjitha këto tek leximi është shumë e lehtë e realizueshme, sepse që të gjitha format e përmendura, përveq faktit se duhet të furnizohesh me literaturë.
Sfida në literaturë tek të rinjtë mbase kjo është evidente, për faktin se të rinjtë, sidomos ata që janë student dhe kërkojnë literaturë për t’u bazuar punimet e tyre… vështirësia vihet në pah për gjetjen e literaturës. Këtu nuk është problemi i mugesës së literaturës por detyrimit të rregullit për përdorimin e literaturës jo më të vjetër se 10 vite. Eh, këtu qëndron sfida. Në 10 vitet e fundit në Kosovë, kemi fare pak literatura të cilat do të mund të hynin në punë ndonjë student/e. Prap e potencoi… nuk është ky problem. [Çdo herë kur themi se “nuk ka problem”, pikërisht aty qëndron problemi]. Mos të harrojmë, duhet me u përshtat me rregullin e krijuar.
Pjesë përbërëse e literaturës janë edhe dokumentet zyrtare të nxjerrura nga institucionet e Kosovës! Këtu prap shfaqet një sfidë e pamenduar mirë, ajo e përkthimit të dokumenteve. Dihet se në Kosovë janë 3 gjuhë zyrtare, e diku në disa komuna edhe 4 gjuhë zyrtare. Gjatë përvojës time me punë në organizata ndërkombëtare dhe kombëtare, kam hasur shumë pengesa në gjetjen e literaturave që do të mund të i ofroja për studentët ndërkombëtarë që vinin në Kosovë për të realizuar punime të tyre, sidomos në fushën e kulturës. Përveq studentët ndërkombëtar, edhe studentët vendor që studiojnë jashtë vendit, hasin në pengesa të tilla. Vlenë të theksohet se, shembull: për kulturën e qytetit të Mitrovicës, nuk ekziston asnjë dokument në gjuhën angleze (të paktën, unë nuk kam gjetur) nga institucionet tona, përveq disa prej organizatave joqeveritare që kanë realizuar ndonjë të tillë (kjo falë donacioneve nga shtetet e ndryshme, që me ose pa vetëdije mund të konsiderohet literaturë që mund të përdoret për studime, sepse imponohet nga raportimi në gjuhën angleze).
Rrjedhimisht, këtu duhet që institucionet dhe organizatat joqeveritare të bashkëpunojnë ngushtë, e të shfrytëzojnë kapacitetin intelektual që posedojnë organizatat me të rinjtë, dhe kështu të promovojnë më shumë temat e ndërlidhura me mungesë të literaturës, ku pa hezitim do të promovohet edhe leximi, gjithashtu edhe autorët e rinjë do të mund të shkëmbenin punimet e tyre apo/edhe të jenë bashkëautor në punime të tyre. Njohuritë gjuhësore nuk mungojnë, andaj çdo i ri apo e re, në ditët e sotme njeh së paku dy gjuhë të huaja (pa llogaritur gjuhën amtare).
U zgjodh ai problem…? Natyrisht se jo. U menjanua vetëm njëra pjesë e sfidës, nëse punohet për të mirë në dobi të lexuesëve.
Në vendin tonë ka mungesë të hulumtimit (qoftë kuantitativ apo kualitativ) për lexueshmërinë. Asnjë prej shkollave të mesme nuk realizon një hulumtim të tillë. Asnjë prej fakulteteve nuk realizon një hulumtim të tillë. Andaj, duhet gjetur metodë tjetër për matjen e lexueshmërisë.
Fakti më i rëndësishëm për mungesë të lexuesëve tregohet përmes gazetave. Si duket, kompanitë të cilat shtypin gazeta (ditore apo javore) nuk kanë asnjë dobi prej kësaj pune. Në vitin 2021, asnjë gazetë ditore nuk shtypet në format të shkruar si gazetë klasike, dhe të gjitha kanë kaluar në modernizim (nëse mund të quhet ashtu) online. Ndërsa, shtetet fqinje kanë 5 apo 10 lloje gazetash ditore.
Siq duket, në botën moderne erdhi në pah një frymë tjetër, apo matës tjetër më i sofistikuar për matjen e lexueshmërisë, e ai matës quhet: klikimi. Natyrisht, çdo klikim sjell më shumë dobi se sa çdo shitje e gazetës për një çmim 0.30 cent apo 0.50 cent. Pra, klikimi konsiderohet njësi matëse e çdo lloj artikulli, lajmi, raporti, reportazhi, ngjarje, ku që të gjitha këto ishin rubrika të gazetës.
Por prap… problem! Klikimi mbase mund të sjell dobi për ofruesit e gazetës online, por gjithashtu mund të jetë matës i rrejshëm, sepse algoritmi kompjuterik e llogaritë në atë formë që të njeh ty si klikues të atij artikulli, por jo edhe lexues.
Kur jemi tek matësit e leximit po e përundojë një rrëfim, siq më kishte thënë një 80 vjeçar para ca ditëve, “kam lexuar libra sa tre gomarë që do të mund të bartnin në shpinë të tyre”.
Duhet të lexoj ende… për të kuptuar sa do pak!
Lajmet e fundit