15.09.2023. » 11:36


OP - ED Të drejtat e njeriut dhe liria e shprehjes në epokën e teknologjisë



Në botën e sotme, jemi dëshmitarë të zhvillimit tepër të shpejtë të teknologjisë, e cila hap derën për shumë mundësi magjepsëse. Interneti është bërë pjesë integrale e jetës moderne, duke ofruar qasje të pakufizuar në informata, komunikim dhe shprehje. Si i tillë, interneti ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë. Na ka hapur mundësi të reja në fushën e edukimit, kërkimit dhe rrjetëzimit. Megjithatë, ashtu siç ka gjithmonë anë të mira, ka edhe anë jo të mira si çdo medalje, e njëjta gjë vlenë edhe për përparimin teknologjik.

op-ed-te-drejtat-e-njeriut-dhe-liria-e-shprehjes-ne-epoken-e-teknologjise

Në botën e sotme, jemi dëshmitarë të zhvillimit tepër të shpejtë të teknologjisë, e cila hap derën për shumë mundësi magjepsëse. Interneti është bërë pjesë integrale e jetës moderne, duke ofruar qasje të pakufizuar në informata, komunikim dhe shprehje. Si i tillë, interneti ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë. Na ka hapur mundësi të reja në fushën e edukimit, kërkimit dhe rrjetëzimit. Megjithatë, ashtu siç ka gjithmonë anë të mira, ka edhe anë jo të mira si çdo medalje, e njëjta gjë vlenë edhe për përparimin teknologjik.

Në shoqërinë e sotme dixhitale, një nga aspektet më të rëndësishme që duhet të mirren parasysh janë të drejtat e njeriut. Liria e shprehjes është një nga të drejtat themelore të njeriut që është thellësisht e lidhur me përparimin teknologjik. Në shikim të parë, interneti ofron një platformë për shprehje të pakufizuar të mendimit dhe shkëmbime të ideve, por ne përballemi me sfida në rritje për këtë liri. Një nga çështjet kryesore është mbrojtja e privatësisë. Teknologjia i lejon qeveritë dhe korporatat të gjurmojnë qytetarët në mënyra të ndryshme, nga monitorimi i aktivitetit në internet deri te përdorimi i të dhënave për profilizimin. Nga kjo shtrohet pyetja, se si të ruhet privatësia në epokën dixhitale?! Çelësi është vendosja e rregulloreve strikte që kufizojnë mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale, duke siguruar transparencën dhe pëlqimin e përdoruesit. Gjithashtu, interneti është bërë një mjedis i mirë për përhapjen e informatave të rreme, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. Këtu lind dilema ndërmjet mbrojtjes nga këto përmbajtje të dëmshme dhe ruajtjes së lirisë së shprehjes.

Autoritetet dhe platformat e internetit duhet të gjejnë një ekuilibër ndërmjet këtyre aspekteve. Cenzura mund të jetë e dobishme në frenimin e përhapjes së informatave të rreme, por në të njëjtën kohë ekziston rreziku i abuzimit të pushtetit për të shtypur zërat legjitim. Pabarazia dixhitale është gjithashtu një shqetësim. Ndërsa rajonet e avancuara teknologjikisht mund të përfitojnë nga përfitimet në rritje të epokës dixhitale, komunitetet më pak të zhvilluara mund të lihen jashtë këtyre përfitimeve. Kjo çon në pabarazi sociale dhe ekonomike, duke rrezikuar kështu të drejtat e njeriut.

Për të mbrojtur veten në epokën e teknologjisë dhe për të ruajtur lirinë e shprehjes, është thelbësore të vendosen rregulla të qarta dhe të drejta. Gjithashtu, edukimi i qytetarëve për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dixhitale është thelbësor. Kjo përfshinë informacione se si të mbroni të dhënat tuaja personale, si të njihni informata të rreme dhe si të merreni me kërcënimet në internet.

Nga të gjitha të lartcekurat, del konkluzioni se teknologjia na sjell shumë përparësi, por edhe sfida në lidhje me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes. Për të realizuar potencialin e plotë të epokës dixhitale, duhet të shqyrtojmë me kujdes se si të mbrohemi nga abuzimet e mundshme, si të ruajmë privatësinë dhe si të mbrojmë lirinë e shprehjes si një e drejtë themelore e njeriut. Vetëm përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse mund të arrijmë harmoninë ndërmjet teknologjisë dhe të drejtave të njeriut në këtë botë gjithnjë e më dixhitale.

 

                                                                                                                                            Sara Dimkiq,

                                                                                                                                               Nxënëse