18.07.2024. » 13:00
Gjykimi i Ekrem Bajroviq, i akuzuar për masakrën në Istog përgjatë viteve 1998-1999, të kryer nga forcat serbe, ka prekur fundin.
Në seancën e datës 18.07.2024, në gjykimin ndaj Bajroviqit, i cili akuzohet se ishte pjesë e forcave serbe që kryen këtë masakër, dhanë fjalët përfundimtare prokurori Ilir Morina, mbrotja e të akuzuarit, të dëmtuarit prezentë si dhe vetë i akuzuari.
Të pranishëm nga radha e dëshmitarëve ishin Naim Elshani, Beqir Zogaj, Albert Zogaj, Ylber Lipa, Daut Elshani, Riza Mavraj, ndërsa të tjerët Florim Gashi, Sami Shalaj, Skender Racaj, Ramiz Zeqiraj, Ismet Kikaj e të tjerë nuk ishin, po që trupi gjykues konstatoi që mungesa e tyre nuk përbën arsye për mosvazhdimin e seancës ku do të jepen fjalët përfundimtare.
Sipas prokurorisë ai ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake që vranë 15 civilë në fshatin Staradran më 08.05.1999. Dosja e Prokurorisë thotë se Bajroviq ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile shqiptare.
Trupi gjykues pyet se a mos ka propozime tjera për nxjerrje të ndonjë prove, ose plotësim të provave që kanë mbet pa u administruar.
As Prokuroria as mbrojtja nuk patën propozime të tjera , andaj si rrjedhojë e kësaj prokurori filloi me fjalën e tij përfundimtare.
Prokurori fjalën e tij përfundimtare e filloi duke thënë që dikush duhet të mbijetoj që të tregojë.
Andaj në emër të viktimave të vrara që nuk mund të flasin për veten e tyre, dhe në emër të drejtësisë, ne kërkojmë që kjo mizori të mos mbetet e pandëshkuar, në një mizori të tillë ku cdo 10 minuta vritej një civil. Prokurori shtoi se roli i Bajroviqit nuk ishte pjesëmarrës pasiv, por ishte aktiv dhe po kryente veprime si pjesëtarët tjerë duke kontribuar thelbësisht në kryerje të veprës penale, duke vrarë kryesisht meshkuj të nacionalisteit shqiptar. Si pjesëtar i forcave policore në Istog mori pjesë në vrasjen, tortutimin, rrahjen, plackitjen e popullsisë civile e cila po lëvizte në kolonë, e cila në fshatin Staradaran ndalet nga forcat ku bënte pjesë, fillimsiht i plackisin civilet, 16 civile të nacionalitetit shqiptarë. Tutje në lidhje me figurën e veprës penale prokurori shtoi se Ndërmarrja e përbashkët kriminale është një formë e përgjegjësisë penale në ligjin ndërkombëtar penal, ku individët mund të mbahen përgjegjës për veprimet e kryera. I propzoi gjykatës që gjatë shqyrtimit të rastit dhe shqiptimit të dënimit të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese. Si rrethanë lehtësuese të merret parasysh fakti e kishte shpëtuar jëtën e Ahmet Elshanit dhe disa personave tjerë në ditën e vrasjes mizore. Ndërsa si rethana rënduese; shkallën e përgjegjësisë penale, motivin, sjelljen e tij pas kryerjes etj.
Krejt në fund Prokuroria shtoi se viktimat e këtyre mizorive kërkojnë drejtësi, e të pandehurve tjerë do tu dërgohet mesazhi se edhe pas 20-30 viteve kurdo që do të haseni do të përgjigjeni para drejtësisë.
Dëshmitarët dhe njëkohësisht të dëmtuarit e rastit u pajtuan me fjalët përfundimtare të prokurorit dhe njëkohësisht kërkuan kërkesë pasurore juridike.
Avokati i të mbrojturit në fjalën e tij përfundimtare të tij shtoi se mbrotja përkundër Prorkurorisë Speciale pretendon se aktakuza e cila ka qenë objekt i këtij gjykimi 7 mujor nuk është e bazuar në prova të besueshme, nukë shtë e pranueshme dhe prandaj konsiderojmë se nuk mund të jetë bazë për aktgjykim dënues. Ai ndër të tjerash shtoi se e ndjen nevojën që të përsëris atë që e ka thënë në këtë sallë para 7 maujsh në shqyrtimin fillestar, ne nuk e mohojmë as nuk e zvogëlojmë atë që ka ndodhur më 7 dhe 8 maj 1999, ne pajtohemi se janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe ne nuk e kemi problem ta themi në këtë gjykatë dhe jashtë kësaj gjykatore. Mirëpo mbrojtja në tërësi e mohon pretendimin nga akuza se Ekrem Bajroviq më 7 dhe 8 maj 1999 ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale e cila i vihet në barrë. Përkundër kësaj ai tha se gjatë kkësaj periudhe ai është munduar tu dalë në ndihmë bashkëfshatarëve të vet duke dalë kështu edhe kundër eprorëve të tij.
Ndërsa i akuzuari Ekrem Bajroviq në fjalën e tij përfundimtare theksoi se ndjehet i turpëruar që po I duhet të mbrohem nga një akuzë e tillë, pasi që sipas tij ai gjithmonë ka jetuar në paqe me komshinjtë shqiptarë. Ndër të tjera ai potencoi “Se është e vertëtë që kam qenë polic. Tërë jetën kam pasur probleme me eprorët. Jam munduar ti ndihmoj dhe t’ua lëhtësoj njerëzve kudo që kam mundur. Prapë se prapë janë komshinjtë e mi, më kanë njohur mua, babain tim shoferin e autobusit, bile edhe në ditën kritike kur kanë ndodhur vrasjet fatkeqe, unë jam munduar që t’iu ndihmoj njerëzve, dhe dëshmiatrrët e prokurorisë kanë deklaruar rreth kësaj gjësje, është e vërtetë se unë e kam shpëtuar Ahmet Elshanin dhe shumë të tjerë. Disa anëtarë të familjes Kabashi, i kam njohur sepse më kanë ndërtuar kulmin e shtëpisë para lufte, kur me dorë iu kam thanë të kalojnë, me ta kanë kaluar edhe 100 njerëz tjerë. Atë ditë janë vrarë civilë të pafajshëm, por unë nuk kam marr pjesë në këtë. As nuk e di kush e ka bërë këtë. Kur i kam ndihmuar Ahmet Elshanit dhe familjes Kabashi. Dezimir Luziq ka filluar të më bërtasë dhe më ka dërguar në Gurakoc. Që të mos më dalin mua probleme me paramilitarë tjerë. Për gjithë të lartëcekurat, edhe pse kam qenë polic nuk kam dashur ta lëshoj shtëpinë time, sepse secilin kam mundur ta shikoj në shtëpi me insistimin e nënës time dhe familjes, unë në fund të qershorit më 27.06 pasdite jam nisur për në Mal të Zi. Në Kosovë kam ardhur cdo vit, ndonjëherë më shumë brenda një viti. Jam gjykuar me uzurpimin e tokës time, edhe sot e kësaj dite gjykohem. Kam lëvizur në mënyrë shumë normale në Pejë,Istog, restorane dhe e gjitha kjo deri në arrestimin tim. Nuk kam pasë kurrfar problemi. Në fund dua ta përsëris edhe njëherë nuk jam fajtor për asnjë pikë të aktakuzës. Pres nga ju të më jepni aktgjykimin lirues.”
Lajmet e fundit