21.05.2023. » 18:28 | ACDC
Në nëntor 2001, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s miratoi Deklaratën Universale mbi Diversitetin Kulturor dhe shpalli 21 majin Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
Në nëntor 2001, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s miratoi Deklaratën Universale mbi Diversitetin Kulturor dhe shpalli 21 majin Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të kuptuarit dhe thellimi i ndërgjegjësimit për marrëdhëniet e rëndësishme ndërmjet kulturës dhe zhvillimit.Diversiteti kulturor duhet të jetë forca lëvizëse e zhvillimit, e cila bazohet në tolerancën, respektin reciprok, mirëkuptimin dhe pranimin. Dinjiteti njerëzor, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të çdo njeriu, janë më të pasura dhe më të vlefshme në këndvështrimin e diversitetit kulturor.Në një mjedis të tillë shoqëror, dialogu dhe bashkëpunimi janë të pashmangshëm dhe parakusht për çdo zhvillim të mëtejshëm kulturor, ekonomik dhe shoqëror të një shoqërie demokratike dhe moderne.Dialogu dhe bashkëpunimi, në frymën e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, është garancia më e mirë e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Kultura përfshin një mënyrë jetese gjithëpërfshirëse, një sistem të përgjithshëm vlerash, traditash, arti dhe besimesh. Në këtë ditë, ipet një mundësi për të zgjeruar vetëdijen për vlerën e dallimeve kulturore dhe për të inkurajuar jetën në frymën e paqës, dialogut dhe çiltërsisë.
Lajmet e fundit