21.03.2023. » 19:25 | ACDC
Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor kremtohet çdo vit më 21 Mars.
Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor kremtohet çdo vit më 21 Mars. Kjo ditë u shpall festë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1966, duke u bërë thirrje komuniteteve në mbarë botën të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të eliminuar të gjitha format e diskriminimit racor. Në bazën e racizmit ekziston qëndrimi i një lloj epërsie kulturore dhe shprehja e intolerancës ndaj pjesëtarëve të racave të tjera, të cilët ndryshojnë nga ne për nga ngjyra e lëkurës ose ndonjë karakteristikë tjetër e pamjes së jashtme. Prandaj, është shumë e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi për mënyrat e njohjes së formave të ndryshme të intolerancës, në mënyrë që të përmirësohet mbrojtja e individëve ose grupeve që i përkasin një race tjetër, kanë një ngjyrë të ndryshme lëkure, kanë një përkatësi të ndryshmr etnike ose kombëtare .
Rrjedhimisht, këtë 21 mars, i ftojmë të gjithë në tolerancë dhe mirëkuptim ndaj atyre që janë të ndryshëm dhe të vazhdojmë luftën për të ndërtuar një shoqëri ku fryma e bashkësisë dhe e unitetit garanton respektimin e dinjitetit të çdo njeriu.
Lajmet e fundit