12.05.2023. » 12:19 | ACDC


Konferenca për bashkëpunimin ndëretnik ndërmjet komuniteteve në Zveçan 17 Maj 2023



OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën “Bashkëpunimi ndëretnik ndërmjet komuniteteve në Zveçan”.

konferenca-per-bashkepunimin-nderetnik-ndermjet-komuniteteve-ne-zvecan-17-maj-2023
FOTO: ACDC

OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën “Bashkëpunimi ndëretnik ndërmjet komuniteteve në Zveçan”.

Konferenca do të mbledhë përfaqësues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në komunat e Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore për të rritur nivelin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndëretnik. Gjithashtu, konferenca do të fokusohet në diskutimin e paragjykimeve, pengesave, ndikimit të situatës politike në jetën e përditshme dhe nivelit të gatishmërisë për të bërë progres së bashku.

Panelistët:

  • Lulzim Peci, Zyra për Komunitete Komuna e Zveçanit
  • Ines Aljoviq, Komisioni për Komunitete në Komunën e Zveçanit
  • Bekim Ismaili, Kordinator Projekti CSSP
  • Aleksandar Rapajiq, moderator

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të komunës, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe mediave.

Diskutimi do të mbahet më 17 maj nga ora 11:00 në hapësirat e OJQ ACDC (Rr. Çika Jovina 3, North City Center, Mitrovica e Veriut).

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email: aleksandar.rapajic@acdc-kosovo.org