OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën publike “Diskriminimi në Mitrovicën e Veriut”.
Konferenca do të mbahet në Hotel Nartel (Kalabria Bll B2 Llam B, Pristina, 10000) më 8 Qershor 2023, duke filluar nga ora 11:00, dhe diskutimi do të fokusohet në hulumtimin e realizuar nga OJQ ACDC për perceptimin e qytetarëve për diskriminimin në këtë komunë.
Më tej, në konferencë do të diskutohet për rolin e Këshillit të Evropës dhe Organizatave të Shoqërisë Civile në reagimin ndaj diskriminimit në nivel lokal. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet garantimit të të drejtave të qytetarëve dhe zbatimit të legjislacionit në luftimin e praktikave diskriminuese.
Panelistët:
- Frank Power – Shef i Zyrës, Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë
- Blendë Pira – Hulumtuese Ligjore dhe Koordinatore e Programit në Nismën Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR)
- Dushan Radakoviq – Drejtor Ekzekutiv në OJQ ACDC
- Moderator Aleksandar Rapajiq – Drejtor Programi në OJQ ACDC
Luteni ta konfirmoni pjesëmarrjen në e-mail: slobodan.stosic@acdc-kosovo.org