Me datën 01.04.2021 në Gjykatën Themelore të Mitrovcicës, 10 praktikantë e përzgjedhur për të kryer punë prakitke, u takuan me Kryetarin e Gjykatës, Nikolla Kabashiq. Praktikantët do të angazhohen përmes projektit „Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunitetet me shumicë serbe në Kosovë“, që implementohet nga OJQ ACDC në partneritet me OJQ AKTIV dhe përkrahjen financiare nga INL. Kryetari i Gjykatës, Kabashiq, i uroi mirëseardhje praktikantëve, ku u shpjegoi atyre rreth pritshmërive të cilat do t’i kenë në tre muajt e radhës gjatë punës praktike që do të realizojnë, si dhe rolin e tyre dhe detyrat e gjykatës që do të jenë. Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv i OJQ ACDC i uroj fat dhe punë të mbarë praktikantëve në punën e tyre të ardhshme.


