20.12.2023. » 11:47
Të drejtat e fëmijëve mbrohen gjerësisht nga një numër i madh instrumentesh ndërkombëtare, që përfshijnë të drejtat e njeriut, të drejten hummanitare dhe ligjin për refugjatët. Fëmijët përfitojnë nga të drejtat që përfshihen nga traktaktet e përgjithshme. Përvec kësaj, një numër dukumentash të veçanta janë hartuar për të siguruar mbrojtje të veçant për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe për të siguruar zhvillimmin e shëndetshëm dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjëve në shoqëri.
Të drejtat e fëmijëve mbrohen gjerësisht nga një numër i madh instrumentesh ndërkombëtare, që përfshijnë të drejtat e njeriut, të drejten hummanitare dhe ligjin për refugjatët. Fëmijët përfitojnë nga të drejtat që përfshihen nga traktaktet e përgjithshme. Përvec kësaj, një numër dukumentash të veçanta janë hartuar për të siguruar mbrojtje të veçant për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe për të siguruar zhvillimmin e shëndetshëm dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjëve në shoqëri.
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut përmbanë shumë nene për të mbrojtur të drëjtat e fëmijëve, për shembull, Protokolli 1, neni 2; e drejta për arsimim. Megjithatë, si korrnizë e përgjithshme për të drejtat e fëmijëve shërben Konventa për të Drejtat e Fëmijës e Kombeve të Bashkuara, e vitit 1989. Kjo konventë përbënë dokumentin e parë të hartuar posaqerisht për të drejtat e fëmijëve dhe shënon një kthesë të rëndësishme në këndvështrimin e qasjes që bazohet në të drejtat, duke i bërë qeveritë ligjërisht përgjegjëse për dështimet në drejtim të përmbushjes së të drejtave të fëmijëve. Konventa për të drejtat e fëmijës krijon një vizion të ri për fëmijët, si bartës të së drejtave dhe të përgjegjësive, në përputhje me moshën e tyre. Kjo ndryshon nga idea qe i sheh si pronë e prindërve ose si përfitues të pambrojtur të lëmoshës. Të drejtat E fëmijëve mbulojnë çdo aspekt të jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilat mund të kategorizohen si më poshtë:
Të drejtat e mbijetesës: e drejta e jetës dhe e drejta për të plotësuar nevojat bazë (për shembull, e drejta për një standart të kënaqshëm jetese, strehë, ushqim dhe trajtim mjeksor).
Të drejtat për zhvillim: të drejtat që aftësojnë fëmijët të zhvillojnë tërësisht potencialin e tyre ku përfshihen: arsimimi, loja dhe argëtimi, veprimtarite kulturore, shfrytëzimi i informatave dhe liria e mendimit, ndërgjegjjës dhe fesë.
Të drejtat e pjesëmarrjes: të drejtat që i mundësojnë fëmijët dhe adoleshentët të luajnë rolin e tyre në kommunitet, (për shembull: liria e shprehjes së opinionit, e drejta për të pasur një zë në qështjet që lidhen me jetën e tyre, liria për t’u organizuar etj).
Të drejtat e mbrojtjes: të drejtat që janë thelbesore për ruajtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga të gjitha format e abuzimit, shpërfilljes dhe shfrytëzimit (për shembull: e drejta e fëmijëve refugjatë për kujdes të veçant dhe mbrojtja kundër përfshirjes së tyre në konfliktet e armatosura, si dhe të drejtat që lidhen me punën e fëmijëve, torturën, abuzimin dhe drogën).
Arsimimi vlerësohet si e drejtë e njeriut në vetevete si i domësdoshëm për realizimmin e të drejtave tjera. Një sistem arsimor që bazohet në të drejta, e plotëson më mirë misionin e tij për arsimim cilësor për të gjithë. Neni 26 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut shpall se:
Çdo individ ka të drejtë për arsimim. Arsimi duhet të jetë i lirë, të pakten arsimi fillor dhe ai bazë. Arsimi fillor duhet të jetë i detyruar. Arsimi teknik dhe profesional duhet të mundësohet në shkallë të gjerë dhe arsimi i lartë duhet të jetë njëlloj i mundshëm nga të gjithë, në bazë të meritës.
Arsimi duhet të shërbejë zhvillimit të plotë të personalitetit njerëzor dhe rritjes së paqes.
E drejta për arsimim duhet të zbatohet dhe të gëzohet nga të gjithë-pavarësisht nga aftësitë, racat, feja, gjinia,kombësia, parapëlqimet seksuale, klasa ose nga faktorë të tjerë dallues. Përveç kësaj, një arsimm i tillë, si përcaktohet nga Kodi i të Drejtave të Fëmijëve (KDF), duhet të strukturohet në mënyrë që të respektojë të drejtat themelore të nxënsve.
Një parim i rëndësishëm qëndron për të drejtat e njeriut dhe i qasjes me bazë në të drejtat e njeriut është ai i mosdiskriminimmit. Në fushën e shkollimit, pasojat janë të shumëfishhta dhe përfshijnë të drejten e barabartë për arsimim dhe vëmendje të vecantë për grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara. Nisma nga UNESCO për një shkollë miqësore dhe qasja me bazë në të drejtat e njeriut bazohet në zbatimin e KDF, në dhe përmes arsimit. Aftësia për të zbatuar këtë qasje kërkon njohjen më të mirë të të drejtave të njeriut dhe të fëmijës, si dhe rëndësinë e saj për mendimin, planifikimin dhe vlerësimin në arsim.
Zbatueshmëria…!
E gjithë kjo, është pjesë përbërëse e formave rregulluese për të drejtën në arsim. Mirëpo, në vendin tonë, sikurse plot të drejta të tjera, edhe e drejta për arsim çalon në zbatim. Jemi dëshmitar të rasteve se plot shkolla fillore ku mësohet baza e arsimit, vetëm se janë duke u zbrazur, eventualisht mbyllur në viset rurale. Krejt kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës përcjellëse, ose ofrimin e kushteve elemenatare për vijimin e mësimit. Kurse, nga ana tjetër, kemi ngulfatje të pjesëmarrjes së nxënësve në shkollat në zonat urbane, ku e pamundësojnë mësimnxënien efektive.
Kemi raporte të ndryshme të realizuara nga institucione kombëtare e ndërkombëtare për mos arritje të mësimnxënies në shkolla fillore, si dhe të mesme.
“Sipas një hulumtimi të organizatës ETEA, 70 për qind e gjimnazistëve nuk mund t’i numërojnë tre tituj të librave që i kanë lexuar gjatë tërë jetës së tyre”. (artikulli i plotë: https://www.koha.net/arberi/402876/nxenesit-obligohen-te-lexojne-romane-me-permbajte-joadekuate/)
Kjo situatë, pa dyshim se duhet të trajtohet kujdesshën nga institucionet që udhëheqin me arsimin, si në nivel lokal, po ashtu edhe atë qëndror. Ky mbase, është vetëm një shembull me të cilit duhet të shqetësohemi të gjithë, nëse aspirojmë për ngritje të kualitetit të arsimit, po ashtu edhe radhitje më të mirë në rangun botëror të arsimit dhe shkencës.
Autor: Lulzim Hakaj – Aktivist i shoqërisë civile. I diplomuar në Administratë Publike, Shkenca Politike e Diplomaci.
Lajmet e fundit