24.06.2022. » 15:47 | KCSF
Ngjarja e lansimit të "Programit për Angazhim Qytetar" në Mitrovicën e Veriut
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe misioni USAID në Kosovë kanë kënaqësinë të ju ftojnë në ngjarjen publike të lansimit të Programit për Angazhim Qytetar, të enjten më datë 30 qershor 2022 nga ora 13:00 – 15:45 në ndërtesën e IBC-M, në kampusin e Mitrovicës së Veriut.
Qëllimi i kësaj ngjarje është prezantimi i prioriteteve dhe aktiviteteve të Programit për Angazhim Qytetar me qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit si dhe nisja e dialogut me publikun mbi tri temat kryesore të këtij programi: 1) angazhimi i komunitetit 2) rritja e besimit ndërshoqëror dhe 3) zgjerimi e mobilizimi i burimeve të reja për shoqërinë civile.
Nëpërmjet diskutimeve tona joformale synojmë duke i sjellur bashkë organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e bizneseve, të institucioneve qeveritare si dhe mediave, të gjejmë mënyrat më të mira për të përkrahur angazhimin qytetar si dhe të diskutojmë se si Programi për Angazhim Qytetar të ju shërbejë sa më mirë grupeve të synuara.
Programi për Angazhim Qytetar është iniciativë pesë vjeçare që implementohet nga KCSF në partneritet me USAID në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij partneriteti është të ushqejë kulturën e aktivizimit që e bën jetën në lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të kujdesshme dhe më kuptimplotë. Nëpërmjet aktiviteteve të tij, Programi për Angazhim Qytetar do të realizojë një numër të veprimeve të bazuara në tre shtylla thelbësore: angazhimin e komunitetit, rritjen e besimit ndërshoqëror si dhe zgjerimin e mobilizimin e burimeve të reja.
Regjistrimi i pjesëmarrësve do të fillojë në orën 12:30, ndërsa ngjarja fillon në orën 13:00. Gjuha e punës së këtij takimi do të jetë gjuha serbe, ndërkaq përkthimi do të bëhet në gjuhën shqipe.
Do ta vlerësonim nëse mund ta konfirmonit pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet email-it te: rudina.hasimja@kcsfoundation.org, ose përmes telefononit në numrin: 049 719 653. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për çdo informacion shtesë që keni nevojë.
Lajmet e fundit